Ishulli skocez ofron punën e ëndrrave, kandidatët duhet të kujdesen për delet – paga 24,473 eur në vit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Ishulli skocez Ronaldsay, ka publikuar një shpallje të pazakontë për vende të lira pune. Kërkohen barinj që do të paguhen mirë që të kujdesen për një lloj të rrallë të deleve – Orkney.

Ky ishull është në kërkim të barinjve me përvojë që do të kujdeseshin për delet që të hanë vetëm ushqimin e planifikuar nga pronarët, të qarkullojnë në lokacione të sigurta dhe të qëndrojnë sa më larg kafshëve tjera, transmeton Telegrafi.

Barinjtë gjithashtu do të duhet të sigurohen që delet të qëndrojnë sa më larg murit që ndan tokën ku mbillen perimet e ndryshme nga të cilat edhe jetojnë banorët e ishullit. E pasi që ky mur është shumë i vjetër, ata do të duhet ta rinovojnë.

Bëhet fjalë për 35 orë në javë, ndërsa për një vit paga totale do të jetë 24,473 euro. E të gjithë ata që e pranojnë punën, do të detyrohen ta respektojnë kontratën trevjeçare me qëllimin e vetëm që muri të rinovohet plotësisht, kurse numri i deleve të rritet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...