Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kukës 48-vjeçari nga Kosova

PUBLIKUAR

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është vënë në prangat e Policisë në Kukës.

I arrestuari me iniciale B. S., banues në Kosovë gjatë kalimit në pikën kufitare të Morisë, rezultoi se ishte në kërkim, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin për në shtetin austriak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...