Një djalosh i qetë, i njohur nga shoqëria si një njeri i nderuar, është i dashur nga të gjithë në një bar në Chihuahua, Mexico. Por ai nuk ishte i njëjtë edhe për djaloshin i cili e kishte goditur në kokë me gërshërë.
Djaloshi, emri i të cilit është Jonas Acevedo Monroy, “ishte duke u kënaqur me të gjithë, derisa njëri nga të pranishmit filloj ta fyente”, ka thënë njëri nga shokët e tij, transmeton Telegrafi.
“Ai erdhi dhe filloi ta provokonte Jonasin. Kur kjo nuk funksionoi, ai filloi të bëhej më abuziv dhe agresiv”.
Acevedo Monroy, kishte provuar që njeriut të mllefosur t’i blinte një pije, por djaloshi nuk u pajtua. Ai kishte nxjerrë një palë gërshërë nga xhepi i tij me të cilat kishte goditur kokën e Jonasit.
Pas kësaj, sulmuesi ishte larguar, ndërkaq shoku i viktimës, Acevedo Monroy, e kishte dërguar atë në spital, ku ishte bërë edhe një incizim me Rentgeni.
“Fillimisht menduam se ishte një lloj shakaje, por pastaj atij i ra të fikët dhe e dërguam në emergjencë”, ka thënë një zyrtarë i spitalit.
“Ai ishte goditur në pjesën e lartë të majtë të kokës dhe gërshërët kishin depërtuar në pjesën parietale të trurit”.
Ajo që kishte vënë në dyshim seriozitetin e kësaj ngjarje, ishte fakti se, viktima, sapo kishte hyrë në spital, punëtorit të recepcionit i kishte thënë se kishte një problem të vogël.
Gazeta lokale “El Diario de Chihuahua” ka konfirmuar aksidentin, duke shtuar se Miguel Ángel Rodríguez Armendáriz, “El Sierreño”, ishte arrestuar të hënën dhe akuzohet për tentim vrasje. /Telegrafi/


