Ish-pjesëtarët e MUP-it serb protestojnë në veri (Video)

PUBLIKUAR

Ish-pjesëtarët e MUP-it serb në Kosovë kanë protestuar duke kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre juridik në bazë të ligjeve të Serbisë.

Pas protestës që e zhvilluan para Zyrës serbe për Kosovën në veri të Mitroivcës ata paralajmëruan bllokimin njëorësh të vendkalimit kufitar në Jarinje.

Nëse nuk u zgjidhet statusi, ata kanë thënë se do ta presin me protesta edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë në ditët e ardhshme, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...