Ish-komandanti i FSK-së: E humbëm rastin historik

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Kosova ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar nuk mundi ta përmbyllte transformimin e FSK-së në FAK.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Ai ka bërë me dije se me ndryshimin e Ligjit për FSK-në mund të bëhet vetëm fuqizimi i kësaj force në disa aspekte, por jo t’i ndërrohet edhe misioni.

Kastrati ka shprehur pesimizëm se transformimi i FSK-së mund të bëhet në këtë legjislaturë për faktin se, sipas tij, Kosova e ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar ta përmbyllte këtë proces.

“Partitë politike duhet të ulen e të bëjnë një kompromis për të kaluar këto ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Ai ka sugjeruar që Kosova të mos humbas kohë, por FSK të ecë papara me avancimi e pajisjeve, armatimit dhe trajnimeve të tjera derisa të ndodhë transformimi i paraparë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...

“I mbijetova horrorit”/ Para selisë së OKB-së, shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Derisa liderë botërorë u mblodhën në selinë e OKB-së për të diskutuar çështje globale,...

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...