Ish-ambasadorja Lama: Italia nuk e tërheq njohjen e Kosoves në asnje rast!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas raportimeve të mediave ku një deputet italian u deklarua se shteti i tij do ta shqyrtojë mundësinë e tërheqjes së njohjes.

Liga (Lega Nord) e udhëhequr nga Matteo Salvini, do të rikthehet në pushtet në Itali, dhe kur kjo të ndodhë, do të rishqyrtojë vendimin për njohjen e shtetit “të rremë të Kosovës”. Kështu ka thënë një zyrtar i kësaj partie italiane, njëherësh deputet Vito Comencini.

“Është e sigurt se Kosova është një problem i madh, madje për tërë Evropën. Ekziston trafiku i drogës, trafikimi i organeve, terroristët islamikë, të kthyerit. Pozicioni ynë është të mbështesim Serbinë në çdo mënyrë të mundshme. Dhe, po, vendimi i njohjes. Ne patjetër do të rishikojmë Kosovën”, tha ai

Reagimi i plotë nga Alma Lama:

Po shoh se mediat ne Kosove kane botuar nje deklarate te nje deputeti italian nga radhet e Leges, parti e udhehequr nga Mateo Salvini, sipas te cilit kur te vijne ata ne pushtet, do te terheqin njohjen e Kosoves.

Nuk ka asgje per tu shqetesuar, per disa arsye.

Se pari Lega ishte ne pushtet deri ne shtator te ketij viti dhe duhet thene se Salvini asnjehere dhe ne asnje moment nuk ka shprehur ndonje kontestim ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Madje duhet theksuar se kjo parti nuk eshte marre as me rajonin.

Se dyti, politika e jashtme sidomos ne lidhje me Ballkanin, ku Italia ka interesa strategjike, nuk ka ndryshuar, perkundrazi, vazhdon te kete vemendjen dhe investimet e ketij shteti, i cili eshte i interesuar per stabilitet dhe zhvillim.

Se treti, Italia eshte kontribuesja kryesore me trupa ushtarake ne Kosove dhe ruajtese e paqes. Ne planet e tyre afatgjata, do te vazhdojne te ruajne kete rol te rendesishem.

Se katerti, Italia eshte pjese e peseshes qe ka sponsorizuar pavaresine e Kosoves, dhe roli i saj duhet pare ne partneritet te plote me SHBA-ne. Vete Salvini ka raporte te mira me administraten amerikane aktuale.

Se pesti, Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven, si shtet i barabarte me te tjeret, dhe perkrah cdo proces demokratik. Asnje shenje nuk kam pare se kjo do te ndryshoje ne nje te ardhme te afert.

Deputeti ne fjale mund te kete bere deklaraten me koken e tij per arsye te mosnjohjes se rrethanave apo lidhjeve qe mund te kete me elektoratin e tij, ku mund te kete pjesetare te komunitet serb.

Mediat serbe here pas here gjejne ndonje personazh qe ushqen deshirat e lexuesve te tyre.

Italia ka maredhenie te mira me Serbine, por ne luften e ‘99, megjithe kundershtite e brendshme nga disa forca politike, u rreshtua krah Kosoves dhe partnereve nderkombetare. Ky pozicion nuk ka ndryshuar.

Italia eshte vend mik i shqiptareve. Por, Kjo nuk do te thote se diplomacia e Kosoves duhe te rrije duarkryq, perkundrazi, duhet qe raportet ne vazhdimesi te mirembahen e intensifikohen.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...