Eshtrat e heroit Isa Boletini kanë mbërritur në Isniq të Deçanit, vendi prej ku familja Boletini e kanë prejardhjen.
Për të bërë homazhe dhe për ta nderuar figurën e Isa Boletinit, kanë marrë pjesë shumë qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve.
Aty janë parë edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, si dhe familja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /klankosova/


