IRZ-ja gjermane e gatshme të mbështesë KPK-në

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim, ekspertin e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjorë ndërkombëtarë (IRZ), Donat Ebert, me të cilin ka biseduar për mundësin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të KPK-së.

Kryesuesi Isufaj, ka njoftuar ekspertin Ebert me ndryshimet e bëra në sistemi prokurorial të Kosovës, pas nevojës së dal me plotësim-ndryshimet e Ligjit për KPK-në dhe Prokurorin e Shtetit, ka thënë se është i hapur për bashkëpunim konkret me IRZ-në.

Ai tha së ndryshimet e bëra ligjore kanë paraqitur nevoja të reja për fuqizimin dhe ngritjen e efikasitetit të KPK-së, andaj shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit përmes trajnimeve për stafin administrativë.

Po ashtu, kryesuesi Isufaj tha se mundësia e bashkëpunimit për marrjen e përvojave të reja nga këshillat prokurorial të vendeve tjera, të përvojave të standardizimit të hartimit të akteve normative e planeve të punës, si dhe të përvojave të vlerësimit të performancës së prokurorëve, do të ishin të dobishme për KPK-në.

Eksperti nga IRZ-ja, tha se idetë e paraqitura nga kryesuesi Isufaj për bashkëpunim, janë edhe në fushën e veprimtarisë së IRZ-së, andaj shprehi gatishmërinë për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve të KPK-së.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në një të ardhme të afërt të konkretizohen fushat e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit të KPK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...