iPhone 7 sjell A10 me 3GB RAM?

PUBLIKUAR

Sipas analistit të famshëm Ming-Chi Kuo, Apple do ta lansojë modelin e ardhshëm të iPhone 7 Plus në shtator të vitit të ardhshëm me procesorin e ri A10 dhe 3GB RAM.

Në një përmbledhje të hulumtimit të tij, Kuo tha se Apple është duke punuar në dy modele të reja të iPhone për vitin e ardhshëm, njërin me madhësi të ekranit me 4.7” dhe tjetrin me 5.5”.

Dhe për dallim nga ky vit, në modelet e reja Apple mund të shtojë deri në 3GB RAM, për versionin më të madh të iPhone.

Ndërkaq, modeli i iPhone 7 me ekranin prej 4.7” do të ofrojë 2GB RAM sikurse modelet ekzistuese të iPhone 6s dhe 6s Plus.

Përveç këtyre dallimeve në harduerë, të dy modelet e reja thuhet se do të vijnë me një dizajn të ri që do të përqëndrohet në një profil tejet të hollë, dhe trup me material edhe më të fortë prej alumini.

Me sa duket Apple dëshiron që modelet e ardhshme të iPhone t’i bëjë aq të holla sa vetëm 6mm, madje edhe më të hollë se iPad Air 2. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...