iOS 8.1 do të prezantohet më 20 tetor

PUBLIKUAR

capture_3062

Apple ka filluar tashmë të përhapë versionin iOS 8.1 beta tek zhvilluesit, dhe shumë shpejt edhe përdoruesit e thjesht do ta kenë në dispozicion atë. Versioni më i fundit i iOS-it do të vijë së bashku me veçorinë Apple Pay nga data 20 tetor.

Përveç veçorisë Apple Pay, iOS 8 do të sjellë edhe disa veçori të tjera shumë të mira. Apple do të sjellë sërish opsionin Camera Roll tek aplikacionet e fotove, meqë shumë klientë u ankuan për heqjen e saj tek versioni më i fundit iOS. Versioni iOS 8.1 do t’u japë mundësi përdoruesve të kontrollojnë lejet që marrin aplikacionet e palëve të treta. Një faqe u dedikohet këtyre aplikacioneve që tregon mbështetjen që ata marrin. Ju mund t’i aktivizoni dhe çaktivizoni këto aplikacione, gjithashtu.

Nga menuja “Settings” ju mund të çaktivizoni gjithashtu diktimin në tastierë. Vizualisht ka një ndryshim në listën Widget, megjithëse jo shumë e rëndësishme. Ikonat tashmë janë më të mëdha se më parë, duke lejuar kështu shikim më të mirë. Së fundi, ka edhe një ikonë të re iBooks. /krokodili.al/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...