Invazioni turk në Kosovë

PUBLIKUAR

Kompani turke të afërta me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, çdo ditë e më shumë po marrin në kontroll ekonominë e brishtë të shtetit tonë. Përmes një procesi tërësisht jotransparent, konsorciumi turk “Çalik&Limak”, kundrejt një çmimi qesharak, ka marrë në pronësi distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Të njëjtën kontratë së paku deri më tash askush nuk e ka parë në detaje. Qytetarët e Kosovës

ende nuk e dinë se çka iu shit turqve me këtë çmim qesharak. Njësoj kishte ndodhur edhe pakë kohë më parë, kur kundrejt një oferte të pafavorshme kompania turke “Limak” mori në koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të joshur nga lidhjet e forta politike të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, bizneset turke gati sa kanë marrë primatin e investitorëve më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, duke lënë anash ata të shteteve të fuqishme evropiane.

Shtrirjen e ndikimit turk në Kosovë në shumë sektorë, e bëri të ditur haptazi edhe zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veselin.

Njeriu numër dy në Qeverinë e Turqisë tha haptazi se Turqia është e lidhur ngushtë me Kosovën madje e quajti edhe shtet islamik.

Ndërkohë që agjendat turke që të shtrijnë ndikimin e tyre në sektorët kyçë, janë të mbështetur edhe me fakte dhe argumente. Asetet kryesore në Kosovë i janë dhënë kompanisë ku aksionar është dhëndri i presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...