Intersim i madhë i grave në Babush, për fushatën vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit.

PUBLIKUAR

Një numër i madhë i grave nga fshati Babush i Muhaxherëve kanë marrë pjesë në ligjeratën vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit.

Hapjen e këtij takimi e bëri Kryesuesja e Grupit të Grave, Linda Shahini, e cila njëkohësisht falenderoi gratë për pjesëmarrje dhe foli për rëndsin që ka vetëdijesimi i grave, për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.

Ligjerata është mbajtur nga Dr. Merita Bytyçi. Ajo ka folur rreth kancerit të gjirit, si shkaktaret dhe simptomat dhe mënyrat e parandalimit për këtë sëmundje. Kjo fushatë organizohet nga shoqata e gruas “Dritarja” në bashkëpunim me Grupin e Grave në Lipjan dhe mbështet nga Zyra e Kryetarit Imri Ahmeti, shkruan Grupi i Grave Lipjan.

Fushata vetëdijesuese do të vazhdojë në fshatin Akllap, më datën 15 tetor, Shkollën fillore “Rexhep Akllapi” nga ora 14:00.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...