Institucionet gati për reagim në rast të përmbytjeve të reja

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është shprehur i pikëlluar me humbjen e dy jetëve nga përmbytjet e mbrëmshme në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet e vendit janë në nivel të lartë gatishmërie për reagim pas kësaj situate të rëndë.

“Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vërshimet e mëdha me të cilat është ballafaquar qyteti i Pejës mbrëmë dhe të pikëlluar që këto vërshime morën jetën e dy qytetarëve tanë. Që nga fillimi i përkeqësimit të situatës, të gjithë akterët e nivelit qendror kanë qenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë për reagim dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me nivelin lokal ku po bëhet vlerësim sistematik i situatës”, ka thënë Sveçla, raporton Klankosova.tv.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve Ademaj dhe Hoxhiq për humbjen e më të dashurve të tyre.

Ministri po ashtu falënderoi qytetarët për, siç tha, “bashkëpunimin dhe komunikimin e vazhdueshëm mbrëmë me Qendrat Operative Emergjente dhe njëkohësisht i ftoj që për çdo kërkesë apo informacion të vijojnë të kontaktojnë pa pagesë në numrin emergjent 112, Policinë e Kosovës 192 dhe Zjarrfikësit 193”.

Kujtojmë se mbrëmë, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar, humbën jetën si pasojë e përmbytjeve në Pejë, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...