Instagram rikthen shfaqjen kronologjike të postimeve

PUBLIKUAR

Përdoruesit e Instagramit nuk do të hutohen më gjatë shikimit të postimeve në këtë rrjet social.

Drejtori i divizionit të Instagramit, Adam Mozeri, theksoi se kompania është duke punuar në një version të “feed”-it, i cili do të shfaqë postimet e përdoruesve në mënyrë kronologjike.

Aktualisht, algoritmi i postimeve në Instagram renditet në bazë të përparësive të përdoruesve.

Është interesante që Instagram-i kishte funksionin e renditjes algoritmike të postimeve në vitin 2016, dhe më pas në 2017-ën i zbatoi postimet e rekomanduara. Ky ndryshim është pranuar kryesisht negativisht nga përdoruesit.

Ky rrjet social përdori Inteligjencën Artificiale për të krijuar atë që Instagram i konsideron postimet më të personalizuara dhe ajo bazohet në aktivitetet e përdoruesve.

Sugjerohet që funksioni i ri do të jetë opsional, për t’u dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje.

Nga ana tjetër, do ta bënte më të lehtë për përdoruesit dhe shikuesit e përmbajtjes që të kuptojnë më mirë kur përmbajtja është publikuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...