Inspektohen dëmet e shkaktuara nga të rreshurat e shiut në rajonin e Dollnenit

PUBLIKUAR

Dëmet e shkaktuara nga rreshjet e dendura të shiut në rajonin e Dollnenit kanë bërë që ky rajon të vizitohet nga zv. ministri për bujqësi, pylltari dhe ujra, Vanço Kostadinovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës së tij, do të inspektohen dëmet e shkaktuara nga moti i lig në këtë komunë.Sipas vlerësimit preliminar të Komisionit komunal për vlerësim të dëmeve nga moti i lig, janë vërshuar mbi 300 hektarë grur dhe duhan dhe rreth 30 shtëpi.

Më të goditura nga përmbytjet janë fshatrat Lazhani dhe Debreshti, kurse dëme ka edhe në Zhitoshë, Sekircë dhe Koshinë. Qytetarët e kësaj komune mund t’i paraqesin dëmet në komisionin komunal.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...