Imri Ahmeti viziton shkollën “Dy Dëshmorët” – Dobrajë e Madhe

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me drejtorin e Arsimit në Lipjan, Rasim Hasanin, gjatë ditës së sotme kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dy dëshmorët”, në fshatin Dobrajë.
Në këtë rast, kreu komunal, ka përcjell nga afër punimet e rregullimit të kulmit të kësaj shkolle i cili para disa ditësh ishte dëmtuar nga erërat e forta.
Po ashtu kryetari Ahmeti, gjatë qendrimit në Dobrajë është interesuar edhe për gjendjen e shkollës si dhe ecurinë e punimeve në sallëne e sportit, duke thënë se edhe këtë vit Komuna e Lipjanit prioritet e ka përmirësimin e gjendjes nëpër shkolla, dhe shumë shpejt edhe shkolla e Dobrajes do të ketë investime në instalimin e nxemjes dhe rregullimin e dyshemeve në klasa.
Ndërkaq, nxënësit dhe personeli i shkollës, kanë falënderuar, kryetarin Ahmeti, për lehtësirat që po ju krijohen nga ana e Komunës, njofton Komuna.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...