Imri Ahmeti takon 85 vjeçaren nga Sllovia Zejnepe Gashi, në luftë iu vranë pesë anëtarë të familjes

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka takuar Zep (Zejnepe Gashi), halla 85 vjeçare nga Sllovia.
Sipas Ahmetit arsyeja e kësaj vizite lidhet me ngjarjen e fundit që kthen shpresën kah drejtësia.
“I dëshiroj jetë të gjatë hallës Zejnepe bashkë me bijtë e bijat e saj të shumta nga Lipjani dhe e gjithë Kosova”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sonte e vizitova hallen Zep (Zejnepe Gashi), halla 85 vjeçare nga Sllovia, të cilës në luftë iu vranë pesë anëtarë të familjes.
Arsyeja e kësaj vizite lidhet me ngjarjen e fundit që kthen shpresën kah drejtësia. Dy dekada pas krimeve barbare, të kryera në Sllovi, një gjysmë drejtësie u vendos në Kosovë, me dënimin e kriminelit të luftës Goran Stanishiq.
Halla Zep nga Sllovia, në moshën e saj të shtyrë, u bë dëshmitare në gjykatë ndaj Stanishiqit, duke i kontribuar një cope drejtësie për civilët e vrarë gjatë luftës në Lipjan nga forcat serbe, pjesë e të cilave ishte edhe krimineli i dënuar nga drejtësia e Kosovës.
I dëshiroj jetë të gjatë hallës Zejnepe bashkë me bijtë e bijat e saj të shumta nga Lipjani dhe e gjithë Kosova!

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...