Imri Ahmeti: Rruga Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministria ka menaxhuar këtë projekt

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook ka thënë se rruga Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministria ka menaxhuar këtë projekt sepse është rrugë regjionale dhe kontraktimin, mbikqyrjen dhe financimi i kësaj rruge është tërësisht nën përgjegjësin dhe administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Postimi i plotë nga Kryetari Ahmeti:

Sqarim

Më duhet përseri të informojmë qytetarët që rasti i rrugës, Magure-Lipjan është nën përgjegjësin e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministria ka menaxhuar këtë projekt sepse është rrugë regjionale dhe kontraktimin, mbikqyrjen dhe financimi i kësaj rruge është tërësisht nën përgjegjësin dhe administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Çdo tentim i veshjes së përgjegjësisë dikujt tjetër është i padrejtë, jo real dhe tendencioz.
Ne edhe me këtë rast bashkëndjejmë pakënaqësin tonë krahas me qytetarët për neglizhencën dhe papërgjegjësin e kompetentëve në realizimin e këtij projekti.

Ne mbështesim çdo kërkesë në drejtim të përfundimit sa më parë të kësaj rruge sipas kualitetit dhe standardeve të kontraktuara.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...