Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook ka uruar bashatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në Kosovë.
Kryetari Ahmeti ka thën se të enjëten me 2 gusht t’i bashkohuni aktiviteteve që Komuna e Lipjanit ka organizuar për nderë të mergimtarëve.
Postimi plotë nga Ahmeti:
MIRËSEERDHËT BASHKATDHETARË
Ardhja e bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme të perendimit është vlerë shtesë këto ditë vere për familjet tona, për vendin tonë për të gjithë ne. Duke ju dëshiruar të kaloni mirë në familjet e juaja, ju ftojmë që të enjëten me 2 gusht t’i bashkohuni aktiviteteve që Komuna e Lipjanit ka organizuar për nderë të mergimtarëve. Gjatë gjithë ditës dyert e komunës tuaj do të jenë të hapura për çdo bashkatdhetarë, ndërsa në orët e mbrëmjes shihemi në koncertin që do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan.


