Imri Ahmeti merr kupën e Pavarësisë

PUBLIKUAR

10255285_882122718466208_6113057058440634488_n

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në zyrën e tij, fituesit e turnirit në futboll të vogël, i cili u zhvillua në mes institucioneve komunale.

Në këtë rast, Këshilli i Veprimit Lokal në Lipjan, në bashkëpunim me Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport, ka ndarë mirënjohje për ekipin “ Zyra e kryetarit”.

Ndërsa sot, kupën e pavarësisë, për nder të festës së 28 nëntorit, ata ia dhuruan kryetarit Ahmeti.

Me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit , Komuna e Lipjanit ka organizuar një varg aktivitetesh kulturo-sportive . Në kuadër të këtyre aktiviteteve të shumta , sot në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani” ka përfunduar turniri në pingpong me të rinjtë lipjanas, si dhe në palestrën sportive në Lipjan, ka përfunduar turniri tashmë tradicional në futboll të vogël në mes institucioneve komunale.

Të pranishëm në këtë organizim ishim drejtorë nga Drejtoritë Komunale të Lipjanit, të cilët përveçse kanë respektuar këto aktivitete sportive, të njëjtën kohë ata kanë ndarë çmimet për ekipet fituese

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...