Imri Ahmeti i pari edhe me votat e diasporës

PUBLIKUAR

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti e ka fituar pa balotazh edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Përveç që ka marrë mbi 50% të votave të rregullta, për Ahmetin kanë shkuar edhe shumica e votave të diasporës në këtë komunë. Ai ka marrë 95 vota, 26 më shumë sesa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, raporton Gazeta Express.

Kësisoj, Rrustemi edhe për nga votat e diasporës radhitet pas Ahmetit, duke marrë 69 prej tyre.

Hyzer Rizani nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka marrë 7 vota nga diaspora.

Nga rezultatet e përditësuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga votat e rregullta në Lipjan, Ahmeti ka marrë 56,45% të tyre, krahas 22,96% sa i ka marrë Rrustemi i LVV-së.

I trati radhitet Hyzer Rizani i PDK-së me 19,24%.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...