Iku nga burgu i Lipjanit, policia e arreston në Spitalin e Pejës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin: A.K. lindur me 2003

“Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...