IKShPK-ja jep pesë këshilla për sigurinë e ushqimit në mot të nxehtë

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me këshilla për sigurinë e ushqimit në këto ditë të nxehta të verës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për sigurinë e ushqimit që e konsumoni.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve, ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit dhe i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”.

“Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Për më shumë informacione, ndiqni këshillat që janë në fotografinë si më poshtë, pesë çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...