Ikën shpejt, po kthehen ngadalë

PUBLIKUAR

Derisa ikja e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian ishte masovike, kthimi i tyre në Kosovë po shkon me një ritëm më të ngadaltë.

Që nga 1 janari i këtij viti, vetëm tetë mijë kosovarë janë kthyer në Kosovë, pasi u është refuzuar statusi i refugjatit.

Pjesa më e madhe e të kthyerve janë nga Gjermania, Austria, Suedia, Hungaria, Zvicra e Franca, aty ku ka qenë edhe koncentrimi më i madh i refugjatëve.

Por, shqetësuese mbetet fakti se shumica që po kthehen janë më të varfër sesa kur e kanë lëshuar Kosovën, pasi ka të tillë që kanë shitur pronat dhe kanë lënë punën, në kërkim të një jete më të mirë.

Gjithashtu, ata që kanë ikur në BE pas vitit 2010, nuk do të mundë të përfitojnë nga Fondi për Riatdhesim, pasi nga ky Fond përkrahen vetëm ata që janë larguar nga vendi deri në fund të muajit korrik të viti 2010.  /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...