I shqetëson Projektligji për Përgjimet

PUBLIKUAR

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë shqetësime për Projektligjin për Përgjimet, i cili ka kaluar në lexim të parë, sidomos për shkak të dyshimeve se mund të ndodhin keqpërdorime me rastin e përgjimeve të qytetarëve.

Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë thonë se Projektligji në parim është mbështetur nga të gjitha subjektet parlamentare, pasi që respekton të drejtat e njeriut.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se ky projektligj është ndërtuar mbi parime që respektojnë të drejtat e njeriut dhe mundësohet parandalimi i mundësive për keqpërdorimeve.

“Projektligji për Përgjimin e telekomunikimeve është ndërtuar mbi 3 parime, të cilat janë tri shtylla të vetë sistemit të përgjimit: Nuk do të ketë përgjim pa një vendim të gjykatës, respektimi i të drejtave të njeriut, privatësisë dhe burimeve të gazetarëve, si dhe vendosja e shtresave të mjaftueshme të kontrollit dhe llogaridhënies për të parandaluar çfarëdo mundësie të keqpërdorimit”, ka vlerësuar Ilazi. /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...