I propozon partneres në 110 metra lartësi, pamjet po bëjnë xhiron e botës (Video)

PUBLIKUAR

Një djalë i ri kishte gjetur një moment jo edhe aq të përshtatshëm që t’i propozoj martesë të dashurës së tij, derisa dyshja ishin në 110 metra lartësi.

Michael Garcia kishte filluar një fjalim romantik, derisa dyshja ishin në parkun e lojërave në Orlando të Floridas, transmeton Telegrafi.

Dyshja janë në lidhje për më shumë se dy vite e gjysmë, kurse Michael kishte gjetur një metodë interesante për ta bindur partneren që të ndërrojnë unazat.

Por, shumë komentues që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë shtruar një pyetje: A ekziston mundësia që ajo nga frika e lartësisë ka thënë “po”.

Megjithatë, një gjë është e sigurt që dyshja kanë lënë gojëhapur të gjithë miqtë me mënyrën e propozimit, kurse videoja e tyre është bërë virale në internet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...