I ndalohet rezervimi i biletës së aeroplanit, sepse quhet Isis

PUBLIKUAR

Një gruaje nga Kenti i Anglisë, kompania ajrore i ka refuzuar tri herë kërkesën për të blerë biletë. Rani Isis Lake, pretendon se refuzimi për biletë është si pasojë e emrit të saj të mesëm, që duket sikur organizata famëkeqe e Shtetit Islamik.

Gruaja 29-vjeçare e cila dëshironte të shkonte në Toronto të Kanadasë, për të mision njëvjeçar, ka mbetur pa biletë.

Ajo ka bërë rezervime me tri agjenci të ndryshme, por anulimet e biletave të saj janë bërë në mënyrë misterioze, teksa aeroplanët ku ajo ka pasur të udhëtojë kanë fluturuar, transmeton Telegrafi.

Lake ka thënë se ka marrë vetëm njoftimet se ajo nuk mund të jetë pjesë e fluturimit, pa iu dhënë arsye shtesë.

“Emri im është nga një perëndi egjiptiane, që quhej Isis dhe kurrë në jetë nuk kam pasur probleme me emrin tim”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...