I moshuari nga Matiqani ka një lutje për hajnat, që tetë herë ia plaçkitën shtëpinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Veli Beqiraj (72) nga Matiçani i Prishtinës thotë se është lodhur nga hajnat që po ia plaçkisin shtëpinë. Madje hera e fundit ndodhi natën e së premtës.

Nga viti 2012, ka tetë herë që nuk i lënë gjë pa i vjedhur që nga mobilet e deri te stolitë e arit. Thotë se është zhgënjyer me policinë.

“Një krismë pe nij edhe po e dëgjoj rrapëllimën shkallëve. Ka ardh te dyert e hyrjes brenda katit përdhesë. Si më ka pa është rikthy në të njejtën rrugë që erdhi”, thotë Bqiraj për televizionin publik.

Deri më tash thotë se është dëmtuar në vlerën e 50 mijë eurove.

“Prej 40 mijë deri në 45 mijë jam i sigurt”, thotë ai.

Është i zhgënjyer me policinë. Por pavarësisht kësaj sërish i njoftoi se hajnat e vodhën për të tetën herë me radhë.

Policia, sipas procedurave të zakonshme del në vendin e ngjarjes dhe nis hetimet, e rezultatet e tyre Veliu kurrë nuk i parë.

Në krejt këtë situatë 72 vjeçari ka edhe një lutje për hajnat.

“Unë jam në gjendje me ja falë le të pranon kushtin mos me m’ndodh mo”, tha ai.

Veli Beqiraj ka 16 vjet që me familje jeton në Belgjikë, ndërsa gjatë verës kohën e kalon në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...