Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hallaq i Vogël janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit i kanë dëmtuar qëllimisht veturën dy viktimave meshkuj, transmeton LipjaniNews.
Raporti plotë nga Policia:
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË
Fsh. Hallaq i Vogël, Lipjan 23.07.2021 – 17:47.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit i kanë dëmtuar qëllimisht veturën dy viktimave meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit dhe viktimat janë intervistuar në stacion policor, pastaj me urdhër të prokurorit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.


