Hyzer Rizani uron fitoren Imri Ahmetit

PUBLIKUAR

Hyzer Rizani, Kryetar i PDK-së në Lipjan, ka uruar Kryetarin Imri Ahmetin për fitoren e zgjedhjeve të 17 tetorit në Lipjan. “Unë i uroj fitoren z. Ahmeti”, ka shkryar Rizani,
“Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ndërsa ne do vazhdojmë të punojmë dhe të jemi zë i kërkesave të qytetarëve nga asambleistët tanë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi plotë nga Rizani:
Të dashur bashkëqytetarë, struktura të Partisë Demokratike dhe ju aktivistë të palodhshëm, faleminderit për punën dhe angazhimin që e keni treguar në këto zgjedhje.
Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ndërsa ne do vazhdojmë të punojmë dhe të jemi zë i kërkesave të qytetarëve nga asambleistët tanë.
Një falenderim shkon për të gjithë qytetarët e Lipjanit për kulturën e treguar në këto zgjedhje, një proces i qetë në përgjithësi.
Po ashtu, faleminderit secilit qytetar që e përkrahi dhe e mbështeti programin e PDK-së. Vazhdojmë me punë dhe përkushtim.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...