Në Tongxiang të Kinës, një prind është frikësuar aq shumë për gjendjen shëndetësore të vajzës, sa e ka zënë paniku dhe ka hyrë në spital me veturë.
Vetura Kia ka thyer xhamat e dyerve të spitalit, ku për fat nuk ka qenë askush pranë, transmeton Telegrafi.
Nga vetura që ndodhej në korridor, ka dalë babai, nëna dhe gjyshja e vajzës që 17 muajshe.
E tërë kjo pasi vajza ka pasur temperaturë dhe ethe.
Policia është duke hetuar rastin e këtij prindi, ndërsa mësohet se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/
.jpg)
.jpg)


