Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Lipjanit dhe shtetit të Hungarisë.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin Markusz rreth angazhimit të qeverisjes lokale në zhvillimet e Komunës së Lipjanit. Po ashtu ai e ka përmendur Lipjanin si një komunë me kapacitet të lartë për zhvillim ekonomik me theks te veqant per zhvillimin e bujqësisë. Në të njejtën kohë, Kryetari Ahmeti ka paraqitur si problem vërshimet që ndodhin gjithmon pas reshjeve në Komunën e Lipjanit, menaxhimin e ujërave të zeza si dhe mungesën e sistemit të ujitjes.
Pasi e ka vlerësuar lartë angazhimin e deritashëm të qeverisjes lokale për zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës së Lipjanit, ambasadori Markusz e ka njoftuar kryetarin Ahmeti me kapacitetet dhe mundësitë që i ka Hungaria dhe kompanitë e ndryshme nga ky shtet, duke e përmendur edhe një kredi që ka ofruar Shteti i Hungarisë për Kosovën ku në këtë rast edhe Komuna e Lipjanit mundë të aplikoj dhe të përfitoj nga kjo mundësi. E cila kredi mbulon fushat e menaxhimit të ujërave të zeza, menaxhimin e vërshimeve dhe projekteve të tjera rreth zhvillimit ekonomik.
Nga ana tjetër, kryetari Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin Markusz për idetë e komunës në zhvillimin e përgjithshëm, ndërsa theksin e ka vendosur pikërisht në kapacitet e Hungarisë, të përmendura më lart nga vet ambasadori.



