Humbja e peshës gati sa nuk ia mori jetën

PUBLIKUAR

auto_Kesha1412594049

Janë zbuluar detaje shokuese në lidhje me problemin shëndetësor me të cilin kohë më parë u përballë këngëtarja Kesha. Ylli i muzikës ishte futur në klinikë rehabilitimi, për shkak të çrregullimit në të ngrënë.

Dhe tani është zbuluar se producenti i saj ishte aq këmbëngulës që ajo të humbte peshë, sa i ka thënë asaj që të bëj çfarëdo që të jetë e mundur që ta arrij këtë, duke përfshirë edhe përdorimin e drogës.

Ajo kishte luftuar anoreksinë dhe buliminë dhe e ëma e saj thotë se për këto probleme shëndetësore, fajin kryesor e mban producenti i saj Dr. Luke, por edhe një anëtar tjetër i ekipit të saj.

“Nuk ishte vetëm Luke. Ajo kishte edhe një këshilltar i cili ka thënë se kishte një takim me një studio incizimi dhe se ata kanë kërkuar që ajo të humbë 10 kilogramë për 30 ditë”, ka rrëfyer nëna e saj Sebert.

“Ai i ka thënë asaj se nuk i intereson nëse ajo nuk do të hajë asgjë, apo do të përdor drogë, por duhet të humbë gjithsesi peshë. Dhe jo vetëm vajza ime, por edhe koleget e saj janë dorëzuar para këtij presioni. Nga përdorimi i drogës, ajo ka vjellë vazhdimisht. Të shumtën e kohës ishte në banjë duke vjellë. Ajo lehtë ka mundur të ketë sulm në zemër apo në tru”, ka theksuar Sebert, duke thënë se vajza e saj ka arritur ta fsheh përdorimin e drogës nga ajo.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...