Huawei shet 100 milionë telefona brenda vitit 2015

PUBLIKUAR

Huawei ka njoftuar se ka arritur të shesë një sasi masive të telefonave gjatë vitit 2015.

Saktësisht bëhet fjalë për 100 milionë njësi të telefonave që kompania kineze ka shitur këtë vit, dhe kjo arritje e ka bërë atë që të ngjitet në pozitën e tretë si prodhuesi më i madh në botë për telefona mobil, pas rivalëve kryesor sikurse Samsung dhe Apple.

Këtë vit, prodhuesi kinez ka lansuar modele të ndryshme të telefonave duke filluar nga modelet më bazike të telefonave të lirë, e deri tek modelet e saj kryesore sikurse Huawei P8 dhe Mate S.

Gjithashtu, kompania ka krijuar edhe modelin Nexus 6P për Google këtë vit, gjë që i ka ndihmuar asaj të arrijë tek më shumë përdorues në Evropë dhe SHBA. (Telegrafi)

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...