Huawei Honor 6 Plus del në shitje për 399 dollarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Huawei Honor 6 Plus del në shitje për 399 dollarë

Huawei Honor 6 Plus, telefoni që është prezantuar në mesin e muajit dhjetor, tani është në dispozicion për tu blerë në rrjetin e Oppomart për një kosto jo edhe shumë të lartë, e cila arrin në 399 dollarë, pa kontratë.

Ndër tiparet kryesore të këtij telefoni të krijuar nga gjiganti kinezz Huawei, janë dy kamerat në pjesën e pasme të pajisjes, përkatësisht dy kamerat me nga 8MP që u mundësojnë përdoruesve të bëjnë foto në cilësin e kamerës me 13MP.

Aktualisht, në faqen e Oppomart tani në shitje janë vetëm versionet me ngjyrë të bardhë të Huawei Honor 6 Plus me 16GB memorie të brendshme.

Huawei më herët kishte njoftuar se telefoni i saj do të ofrohet edhe në variantin me ngjyrë të artë, dhe në memorien me 32GB.

Në mesin e karakteristikave tjera të Huawei Honor 6 Plus është edhe ekrani me 5.5” që e fut atë në mesin e fabletëve që bazohen në Android KitKat 4.4.4, si dhe ndërfaqen Emotion 3.0 UI, plus që në të është edhe procesori me 1.8GHz octa-core Kirin 925, 3GB RAM dhe bateria me 3600mAh. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...