Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

PUBLIKUAR

Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

 

“Vera Andrron Detin” nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se ky është filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut.

“Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit Autoret gra nën 40 [vjet] me rastin e dhënies së çmimit. Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut”, shkruan QKK në faqen zyrtare në Facebook./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...