HTC One M8 me dy kartela, në Evropë për 679 euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

 

htc-one-m8-me-dy-kartela-n-euml-evrop-euml-p-euml-r-679-euro_hd

HTC sot e ka prezantuar versionin e HTC One M8 me SIM të dyfishtë, i cili do të vijë në Evropë. HTC One M8 fillimisht do të lansohet në Gjermani, Zvicër dhe Austri. HTC One M8 me dy kartela do të shitet me pakicë për 679 euro në Evropë, dhe pajisja do të jetë në dispozicion për tu blerë që nga java e ardhshme, ndërsa ky është çmimi i telefonit për blerje si i lirë, pa asnjë kontratë me operatorët mobil. Versioni i telefonit me dy kartela sjell karakteristikat e njëjta sikurse versioni origjinal i One M8, duke përfshirë ekranin në Full HD me diagonalen prej 5 inç dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve. Pajisja është e mbështetur edhe nga procesori quad core 2.3GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM dhe opsionet e memories prej 16GB ose 32GB, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes portit dhe kartelës microSD. HTC One M8 sjell edhe dy kamera HTC Ultrapixel në pjesën e pasme, plus një kamerë frontale me 5 megapiksel, ndërsa telefoni gjithashtu vjen me Android 4.4 Kitkat dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC, HTC Sense 6.0. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...