HP lanson laptopët ProBook 400 G3

PUBLIKUAR

Bashkë me lansimin e HP ProDesk 400 G2 Mini PC të cilin do ta lëshojë muajin e ardhshëm, HP gjithashtu ka njoftuar se do ta lansojë edhe serinë e laptopëve HP ProBook 400 G3, të cilat kanë qenë të dizajnuara për biznes.
Spektri i ri i laptopëve vjen me dimensionet 13.3, 14 inç me 1600 x 900 piksel, ndërsa modeli me 15.6 inç do të ofrojë 1366 x 768 ose 1920 x 1080 piksel. Emrat e modeleve të reja do të jenë HP ProBook 430 G3, ProBook 440 G3 ProBook 450 dhe 455 G3.
Laptopët do të ofrohet me një sërë procesorësh të ndryshëm, duke përfshirë Core i3, Core i5 ose Core i7 Skylake.

Dallimi në mes të ProBook 450 dhe 455 G3 është se seria 450 përmban procesorin Intel Skylake, ndërsa seria 455 është në dispozicion me çipin AMD A4, A8, apo A10.

Në laptopët e rinj të HP është edhe mundësia e instalimit të 16 GB RAM përmes 2 x SODIMMs (SSD) dhe M.2 SATA SSD.
Karakteristika të tjera të sistemeve përfshijnë 2 porte për USB 3.0, 1 x USB 2.0, një port HDMI dhe përkrahje për 802.11ac dhe Bluetooth 4.2. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...