Hoxhë Skender Mehmeti uron festën e Fitër Bajramit

PUBLIKUAR

Imami i Xhamisë në Lipjan, Hoxhë Skender Mehmeti , ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit.

Në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë, thuhet në urim.

Urimi i plotë nga Hoxhë Skender Mehmeti:

Të dashur besimtarë e besimtare! Vëllezër e motra!

Nesër më: 15 Qershor 2018, është dita e parë e Fitër – Bajramit.

Ndaj shfrytëzoj rastin t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidaritet, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari. Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, shton dashurin ndaj Krijuesit. Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë. Në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tone. Për fund ju njoftoj qe namazi i Fitër Bajramit do të falet ne sheshin” Adem Jashari” në Lipjan. Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden Urime.

Me respekt!

Skender Mehmeti

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...