Hoxhaj: Vendi në krizë, Kurti ka përgjegjësinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në krizë, dhe se kryetari i VV’së, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë e madhe për të formuar qeverinë dhe për të dalë nga kriza.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se Glauk Konjufca nuk është dashur të propozohet për kryeparlamentar.

“Përgjegjësinë kryesore e ka zoti Kurti dhe partia e tij. I takon partisë së parë që të ketë fuqi njerëzore e shpirtërore që të arrijë marrëveshje me LDK. Mendoj se hapi kryesor i gabuar ka qenë që  Konjufca u propozua pa partnerët e koalicionit. Në demokraci qeveris edhe partia e parë, partia e dytë, në rastin e Kosovës ka vend edhe për pakicat joshqiptare, por edhe opozita ka pjesën e saj. Mendoj se molla e sherrit ka qenë presidenti. Ajo qe dua të them është se cilado qeveri që del më 2020, ata duhet të merren vesh se kush do të jetë president më 2021″

“Unë jam me atë që duhet një kryeministër dhe një president që vendos balanca. Nuk jam për president si kukull. Ironia e asaj që po ndodh në Kosovë është se këta dy parti në të kaluarën e kanë penguar PDK’së që të bllokohet, por ne nuk jemi bllokuar. Këtë herë po bllokojnë njëra –tjetrën. Ne jemi shumë krenarë që realizuam zgjedhje të ndershme e demokratike”, tha Hoxhaj në News 24.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...