Hoxhaj në GLOBSEC, Kosova në kilometrat e fundit të nënshkrimit të MSA-së dhe udhëtimit pa viza

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë GLOBSEC në Sllovaki, ku janë të pranishëm edhe liderë nga Evropa dhe bota përfshirë edhe kryeministrin britanik, David Cameroon dhe senatorin amerikan, John McCain.

Në margjina të konferencës, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të disa prej vendeve evropiane sikurse Miroslav Lajcak, ministër i jashtëm i Sllovakisë, atë të Lituanisë, Linas Linkevičius dhe ish homolog si ish ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ish ministri i jashtëm sllovak, Jan Kubish, tani përfaqësues i OKB-së në Irak.

Në këto takime e vemcas me Lajcak e Linkevičius, Hoxhaj ka falendëruar Sllovakinë e Lituaninë për mbështetjen e Kosovës në rrugën evropiane por ka kërkuar përkrahje në kilometrat e fundit për të fituar liberalizimin e vizave dhe nënshkruar MSA-në.

“Kosovën e presin lajme dhe vendime të mira nga Brukseli muajt e ardhshëm por edhe njëherësh obligime për të përmbushur sa më parë zotimet që na ofrojnë më afër BE-së. Ngrita me shqetësim edhe status quon në Ballkan dhe domosdoshmërinë e përshpjetimit të integrimit për shkak të interferimit rus në Ballkan dhe ndikimeve nga Lindja e Mesme” ka thënë Hoxhaj.

Më tej, ish ministri i jashtëm ka diskutuar edhe për cështjet bilaterale dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Në margjina të konferencës GLOBSEC, Hoxhaj ka takuar edhe ish kryeministrin e Cekisë, Mirek Topolanek, i cili ka qenë në pushtet në kohën kur shteti i tij e ka njohur Kosovën.

Në GLOBSEC po marrin pjesë personalitete të mëdha botërore ku gjatë dy ditëve do të diskutohet për sfidat poltitike dhe të sigurisë të Evropës dhe botës. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...

Kurti me dy duart duke u mbrojtur nga vezët, Nol Nushi e tall: Pamje të tij si ushtar më 1999

Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, është tallur me kreun e LVV’së, Albin Kurti, pasi...