Hoxha: Kjo që bëri Edi Rama është sanksion

PUBLIKUAR

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ajo se çfarë ka bërë sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, është sanksion.

“Kjo sot është sanksion, po e ndërprenë takimin që për Kosovën është e rëndësishme”, ka thënë Hoxha, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

“Koordinimi i Kosovës dhe Shqipërisë dhe përafrimi i politikave me Shqipërinë është objektiv i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë tutje Hoxha.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama. /Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...