Hoti takohet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dakordohen ta thellojnë bashkëpunimin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të drejtuar nga Koordinatorja Ulrika Richardson, e cila tha se janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku gjithashtu thuhet se në këtë takim u diskutua për Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2021 – 2025, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me proceset zhvillimore.

Me këtë rast, siç thuhet në komunikatë Hoti vlerësoi angazhimin dhe diskutimin për krijimin e sinergjisë ndërmjet UNKT-së dhe ministrive të linjës.

“Korniza e Bashkëpunimit përfaqëson një qasje kolektive UNKT-së, të përfaqësuara përmes Agjencive, fondeve dhe programeve të ndryshme, ku së bashku me institucionet synohet të adresohen pengesat dhe sfidat zhvillimore, duke përfshirë kontekstin e arritjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Hoti.

Ai theksoi se Korniza e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2021-2025, është tepër e rëndësishme, pasi që  jemi në një moment kur duhet të punojmë në prioritetet tona zhvillimore dhe adresimin e rimëkëmbjes ekonomike për periudhën afatshkurtër.

Hoti tha se në kuptimin e periudhës afatgjatë presim një përfshirje sa më të madhe në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, objektivat e së cilës do të ndërlidhen edhe me agjendën e integrimit evropian, Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe me Agjendën e Gjelbër.

“Dua të shpreh falënderimin tim për UNKT-në, të drejtuar nga Koordinatorja Richardson, ngaqë kanë dhënë mbështetje të pakursyer për popullin e Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19”, tha Hoti.

“Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet”, tha Hoti.

Ndërsa, Koordinatorja Richardson, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin me Hotin, theksoi se ekziston gatishmëria dhe përkushtimi maksimal që të thellojmë këtë bashkëpunim, me theks të veçantë duke i harmonizuar qëndrimet dhe synimet zhvillimore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...