I lidhur me zinxhirë dhe 16 dry, ai provoi t’i hapë dhe të dalë nga uji. Spencer Horsman qëndroi më kokë brenda në ujë për afro tre minuta, në një kuti xhami jo më të madhe se 76 centimetra katror.
Shikuesit që ishin mbledhur ta shohin, në qendër të New Jerseyt, kanë mbetur të tmerruar, kur atë ka filluar ta lëshoi fuqia.
Horsman shihet duke u munduar të hapë drynin dhe të del jashtë, por shufrat e fundit janë të tepërta për të.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur e zbresin kutinë dhe e nxjerrin atë me shpejtësi.
Për shkak të kohës së gjatë pa ajër, ai është hospitalizuar, teksa gjendja tij është jashtë rrezikut. /Telegrafi/


