Historike – Presidenti amerikan do të vizitojë Hiroshimën

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë Hiroshimën brenda këtij muaji gjatë turit të tij aziatik që do të zgjasë nga data 21 deri në 28 Maj.

Kjo është hera e parë që një president amerikan në detyrë do të vizitojë zonën e bombarduar nga ushtria amerikane në vitin 1945.

Lajmi u konfirmua edhe nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët thanë se kjo është një politikë e cila ka për synim të ndjekë një botë pa armë nukleare, raporton express.

Megjithatë, përfaqësuesit kanë përjashtuar çdo mundësi që Obama të kërkojë falje për sulmin tragjik. Këshilltari i tij për mediat, Ben Rhodes, u shpreh se Presidenti nuk do t’i rikthehet kësaj çështjeje, por do të japë mesazhe për një të ardhme bashkëpunuese midis dy vendeve.

Më herët, Presidenti i 39’të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, e vizitoi Hiroshimën, por gjatë kohës që mandati i tij kishte përfunduar.

Sulmi bërthamor i amerikanëve e goditi Hiroshimën më datë 6 Gusht të vitit 1945.

Nga kjo tragjedi humbën jetën afro 140.000 njerëz ndërkohë që mijëra të tjerë pësuan dëmtime të ndryshme/gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...