Hetime për ata që nëpërmjet Facebookut kërcënuan Veton Surroin

PUBLIKUAR

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Shtetit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me vëmendje ka përcjellë komentet kërcënuese që ditëve të fundit përmes një faqeje të rrjetit social Facebook u janë dërguar shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi.

Në njoftim bëhet e ditur se duke vlerësuar se këto komente përbëhen nga elementet e veprës penale, kryeprokurori Lumezi ka autorizuar sot Prokurorinë Themelore në Prishtinë që t’i hap hetimet kundër personave që përmes rrjeteve sociale e ushtrojnë fushatën kërcënuese kundër z. Surroi.

“Në arsyetimin për një hap të tillë, kryeprokurori Lumezi ka theksuar se fjala e lirë dhe e drejta për të shprehur mendimin ndryshe pa e cenuar të njëjtën të drejtë të të tjerëve, janë vlerat fundamentale të shoqërisë e shtetit kosovar dhe se ato e gëzojnë mbrojtjen absolute kushtetuese dhe ligjore. Kryeprokurori i Shtetit është i bindur se vendi, i cili do të lejoj dominimin e njëmendësisë, imponimin e botëkuptimeve radikale dhe kryqëzimin publik deri te thirrjet e hapura për ekzekutim të mos-bashkëmendimtarëve, nuk ka të ardhme të sigurt”, thuhet në njoftim.

Në këtë drejtim shtohet se Kryeprokurori Lumezi dhe i gjithë sistemi prokurorial do të angazhohet maksimalisht në mbrojtjen e fondamenteve shoqërore dhe kushtetuese që sigurojnë lirinë e shprehjes, mediat e pavarura dhe të drejtën që të mendohet dhe shprehet ndryshe në debatet akademike, publike e shoqërore. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...