Heshtje në PDK për letrën e Lushtakut

PUBLIKUAR

Askush në partinë e Hashim Thaçit nuk ka marrë guximin ta komentojë letrën nga burgu të ish-komandantit, Sami Lushtaku, përmes së cilës ai bën përgjegjës edhe bashkëpartiakët, për dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Analistët politikë vlerësojnë se çarjet në PDK mund të bëhen të thella pas adresimit të kësaj letre kritike edhe ndaj eksponentëve të partisë. Lufta mes grupeve, që synojnë të marrin lidershipin e këtij subjekti të përfshirë në shumë skandale, është mjaft e ashpër, vlerësojnë komentatorët kosovarë.

Politologu Faik Krasniqi thekson se letra e Lushtakut i tregon më së miri luftën e brendshme dhe mënyrën për t’ia futur njëri-tjetrit dhe vetë të dalin të palagur, për krime të ndryshme ekonomike dhe politike

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar të premten që ta komentojnë letrën e ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, që është dënuar një javë më parë me 12 vjet burg, si pjesë e të ashtuquajturit Grup i Drenicës, për krime të luftës.

Lushtaku, në letrën që iu është shpërndarë medieve, drejton akuza të ashpra edhe ndaj zyrtarëve të lartë të partisë në pozita qeveritare, për ndërskamcat që, sipas tij, kanë bërë ata, në mënyrë që ky grup të dënohet, pavarësisht mendimit të tij se nuk ka pasur fakte për akuzat që janë bërë.

“Një kontribut të madh, kundër nesh, e kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat. Lobimi i tyre intensiv në ambasada dhe në EULEX, kundër nesh, për një kohë të gjatë, i ka dhënë frytet e duhura, ose të pritura, të tyre. Në këtë mënyrë reputacioni ynë publik është rrënuar ditë pas dite, javë pas jave e vit pas viti. Ne nuk kemi qenë aq të sofistikuar sa të kuptojmë ketë lojë të ndytë. Dhe ja ku jemi sot”, thuhet një njërin nga paragrafët e letrës së Lushtakut. /Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...