Helikopterët e KFOR-it ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

PUBLIKUAR

Tre helikopterë të KFOR-it janë duke fluturuar që nga ora 16.00, për të ndihmuar zjarrfikësit lokalë për të shuar një zjarr në komunën e Dragashit.

Komandanti i KFOR, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, autorizoi ndërhyrjen e dy helikopterëve të kontingjentit amerikan dhe një të atij zviceran. Kërkesa është përcjellë nga EULEX-i kur zjarri, i shtyrë nga era, afrohej drejt fshatit Rapçë e Epërme.

Helikopterët e KFOR-it gjithashtu kanë ndërhyrë më datën 30 gusht për një tjetër rast zjarri në fshatin Sredskë në afërsi të Prizrenit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...