Po thuaj se çdo ditë po bëhet pastrimi i parqeve në Lipjan. Kompania kontraktuese nga Komuna e Lipjanit po kryen punën por problematike në këtë park është hedhja e mbeturinave në tokë duke ndotur ambientin dhe natyrën. Me këtë rast, Kompania në fshjal u bën thirrje qytetarëve të mbajnë të pastër hapësirat e të gjitha parqeve që ndodhën në Lipjan.
“Ne si kompani bëjmë thirre të gjithë qytetarëve që mos të hedhin mbeturina në parqet e qytetit të Lipjanit, sepse kjo po dëmton imazhin e qytetit duke i dhënë një pamje ndryshe”, thuhet në njoftim nga Kompania për mirëmbajtëse “Te Muhameti”.
Po ashtu një qytetar i ka thënë LipjaniNews se pjesën më të madhe të kohës në këto parqe e kalojnë nxënës të shkollave të mesme.
“Tash kur po afron të nxehet koha, në këtë pjes të madhe e shef se shumica që qëndrojnë në këtë park janë të shkollave të mesme, dhe mendoj se secili duhet të vedisohet se parku nuk është vend i mbeturinave”, tha një qytetar, transmeton LipjaniNews.
“Te Muhameti” është e vetmja kompani që është angazhuar për pastrimin e parqeve në Lipjan të cilën po angazhon punëtorët në maksimum për ti mirëmbajtur parqet.







