Heidi Lushtaku, kosovarja që po pushton pasarelat e botës

PUBLIKUAR

auto_HEIDI-LUSHTAKU121413881887

Ajo është një prej shqiptareve më të bukura, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës. 

Heidi Lushtaku, 23-vjeçarja me origjinë kosovare, ka shkëlqyer në botën e bukurisë. Ajo e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”. Heidi, një prej 5 vajzave me origjinë shqiptare që konkurruan në këtë kompeticion bukurie, ishte pretendetja kryesore për kurorën e më të bukurës së Zvicrës. Megjithatë, juria i dha vendin e 6.

Heidi ka nisur tashmë suksesshëm karrierën e saj si modele dhe kulmin e ka arritur në kontinentin aziatik, ku prej afro dy muajsh ia doli të sfidojë tajlandezet me bukurinë e saj ekzotike. Kjo eksperiencë në Bangkok të Tajlandës i hapi 23-vjeçares dyert e modës ndërkombëtarisht, e tashmë vajza me origjinë shqiptare ka firmosur disa kontrata të rëndësishme.

E kudo shkel, Heidi nuk harron të përmendë vendlindjen e saj, Kosovën. Ajo është fëmija e një familjeje të madhe, me 7 motra e vëllezër të tjerë. E lindur në Vushtri, edhe pse është larguar nga vendi i saj shumë e vogël, lidhjet me të janë ende të forta.

SHIKO MË SHUMË

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...

Luana nuk përmbahet, me këtë lëvizje rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera në mediat shqiptare. Ajo shfaqet shumë...

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...